Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje për krizën në Siri, pas një takimi të nivelit të lartë në Nju Jork.
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka sugjeruar e Moska nuk ka ardhur në tavolinën e bisedimeve “me propozime konstruktive”.
Kerry pas takimit me Grupin ndërkombëtar për mbështetje të Sirisë, ka thënë se Uashingtoni do të mundohet të arrijë një marrëveshje për tu bërë tranzicioni politik, që do t’i jepet fund konfliktit pesë vjeçar në Siri.
Por ai ka thënë se se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë që qeveria e presidentit sirian Bashar al-Assad dhe aleati kryesor, Rusia “të kryejnë pjesën e tyre”.
“Nëse rusët vijnë tek ne me propozime konstruktive ne do të dëgjojmë”, tha Kerry pas takimit të nivelit të lartë, ku kanë marrë pjesë homologu i tij rus, Sergei Lavrov dhe dipomatë nga Evropa dhe vendet arabe.
Lavrov ka thënë se opozita siriane duhet të bëjë kompromis me Assadin që të ndalohen grupet ekstremiste siç është Shteti Islamik “ që të përfitojnë nga kjo situatë”.
Kerry ka shtuar se “nuk jam më pak i vendosur se sa isha por jam më shumë i frustruar”.
Ai ka thënë se Grupi ndërkombëtar për mbështetje të Sirisë ishin arritjes së “unanimitetit” për mbështetjen e procesit të paqes të propozuar nga Uashingtoni, si e vetmja rrugë reale për të zgjidhur krizën.
Takimi i Kerryt dhe Lavrov ndodhi pikërisht në ditën kur mediat shtetërore në Siri njoftoi për një ofenzivë të re të sulmeve ajrore në zonat e qytetit të Alepos, ku sipas Damaskut, janë të vendosur “terroristët”.
Staffan de Mistura, i dërguari i OKB-së për Sirinë e ka quajtur takimin në Nju Jorksi të “gjatë, të dhimbshëm, të vështirë dhe dëshpërues”, përgatiti Express. (b.an)