Ngritja e institucioneve të reja antikorrupsion, nën mbikëqyrjen dhe asistencën e amerikanëve dhe ekspertëve të Brukselit, ka rritur pritshmërinë për rihapjen e dosjeve të krimit dhe korrupsionit, për të cilat drejtësia aktuale, ka shpërfillur prova, ka dhënë vendime qesharake si dhe ka lënë jashtë hetimeve të implikuarit kryesorë.
“Shqiptarja.com”, shkruan se Fatos Mahmutaj, gazetari që u plagos në 21 Janar 2011, por që pushteti i atëhershëm e kërcënoi që të fshihte plagën, duke e detyruar që të kërkonte azil, shpreh gatishmërinë për t’u rrëfyer para hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, gjithnjë nëse kjo e fundit do të hapë dosjen e 21 Janarit, për të cilën mazhoranca pretendon se nuk ka nisur ende drejtësia.
4 persona u vranë në protestën e opozitës së atëhershme ndërkohë dhjetëra të tjerë u plagosën me plagë të ndryshme.