Shkon në dy numri i viktimave që humbën jetën gjatë aksidentit të djeshëm në kryqëzimin e Blinishtit. Viktima është Fatmira Ndregjoni 61 vjeç.
Ndregjoni u transportua në spitalin e Traumës për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë, ku dhe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. 61- vjeçarja ishte një nga pesë personat që mbetën të plagosur nga përplasja e dy automjeteve. Më herët ndërroi jetë 54- vjeçarja me po të njëjtin emër Fatmira Ndregjoni raporton Shqiptarja.
Aksidenti ndodhi rreth orës 17:00 në vendin e quajtur kryqëzimi i Blinishtit. Në tentativë për të dalë nga rruga dytësore për në superstradë një automjet tip Benz ku udhëtonin 4 persona u godit nga një mjet tip Audi në të cilin udhëtonin drejtuesi i mjetit dhe një person tjetër.
Nga hetimet e para të policisë është bërë e ditur se shkak për aksidentin është bërë dalje në mënyre të menjëhershme e automjetit tip Benz në superstradë. /a.m.