Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se në javët e para të muajit tetor mund të pritet ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi.
Ai tha se çështja e kufirit nuk është një çështje e hapur mes Malit të Zi dhe Kosovës si dy vende sovrane, por më shumë një çështje e brendshme në mes të pikëpamjeve të ndryshme që kanë partitë në opozitë dhe partitë të cilat e udhëheqin qeverinë.
Në intervistë me VOA ai tha se Serbia duhet të zbatojë disa marrëveshje para se të fillojë zbatimi i marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. (b.an)