Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të keq gjatë ditës së sotme.
Sulmuesi kryesor i Shqipërisë, Armando Sadiku, ka pësuar lëndim në ndeshjen e Zurich me Servette, ku fitoi skuadra e tij 3:0.
Njeriu i cili shënoi golin historik të Kombëtares shqiptare në ‘Euro 2016’, është detyruar të largohej nga fusha në minutën e 17’ të ndeshjes, për t’ia lëshuar vendin Dzengis Cavusevicit, përcjell Gazeta Express.
Trajneri Gianni de Biasi është duke pritur nën ethe lajmin për shkallën e dëmtimit të Sadikut, për të parë nëse do të mund të jetë i gatshëm për ndeshjet me Lihtenshtajnin dhe Spanjën. (b.an)