Kryetari i Partisë Demokratike, Lulizim Basha, u ka cuar një mesazh kryetarëve të degëve të Partiosë Demokratike në gjithë Shqipërinë, menjëherë pas mesazhit të Berishës, që bënte thirrje për mosnjohje të zgjedhjeve.
Lajmi bëhet i ditur nga “Tema Online” sipas së cilës Basha u thotë në mesazh, se Partia Demokratike ndjehet fituese krahasuar me vitin 2013, kur e drejtonte Berisha dhe bën thirrje që të vazhdoj numrimi i votove deri në fund.
Mesazhi ishte kundërpërgjigje ndaj mesazhit të Berishës, që bënte thirrje për mosnjohje të zgjedhjeve dhe destabilizim.
Ja mesazhi i plotë i Bashës drejtuar kryetarëve të degëve të PD në rrethe
“Zoterinj kryetare te degeve te Partise Demokratike, zonja dhe zoterinj kryesues te shtabeve elektorale
Numerimi i votave per kandidatet po perfundon.
Ne te gjitha bashkite e vendit rezultati eshte inkurajues. Edhe pse perballe presionit te makinerise shteterore, blerjes se votave dhe krimineleve te lidhur me pushtetin, Partia Demokratike se bashku me aleatet ka rritje votash ne shkalle vendi rreth 9% nderkohe qe koalicioni kundershtar ka pesuar renie prej 18% krahasuar me votat e 23 qershor 2013 sipas projeksioneve te mbremjes se sotme.
Ky rezultat dhe fitorja e nje sere bashkish jane nje hap i madh drejt ringritjes tone.
Neser nis numerimi i votave per keshillat. Ju keni rol vendimtar dhe pergjegjesine e plote politike per te siguruar qe asnje vote e PD dhe aleateve tane te mos preket.
Porositni, motivoni dhe mbikqyrni numeruesit tane qe te permbushin me sukses te plote kete detyre. Konfirmoni marrjen e ketij mesazhi dhe masave perkatese. Pershendetje te perzemerta, Lulzim Basha”