Skuadra e Arsenalit është kthyer sërish në garë për sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger prej një kohë të gjatë kërkon francezin, për të cilin është gati të ofrojë 40 milionë paund (46 milionë euro), shkruan Marca.
Arsenal nënshkroi gjatë kësaj vere me spanjollin, Lucas Perez, por synimi i vërtetë i tyre mbetet Benzema. /a.m.