Nëna e një bukurosheje ruse ka kërkuar ndihmën e policisë që të rikthejë në shtëpi 17-vjeçaren e cila mendohet të ketë shkuar në Dubai që të shesë virgjërinë për 8000 sterlina.
Anna Feschenko, një modele e cila mori çmimin e dytë në garën e Mis Moskës në qershor, udhëtoi drejt Emirateve të Bashkuara Arabe me pretendimin se do merrte pjesë në një konkurs,
Miqtë e saj e kanë mohuar diçka të tillë duke u shprehur se qëllimi i vërtetë ka qenë shitja e virgjërisë tek klientët arabë.
Sipas dëshmive të miqve bukuroshja kishte nevojë për ato para që të mund të paguante shpenzimet e universitetit në Moskë.
Mikja që e shoqëronte, e quajtur Ekaterina K, 19-vjeç e ka braktisur Anën sapo ka zbuluar qëllimet e saj.
“Unë u nisa për në Emiratet e Bashkuara Arabe sepse Anna më tha që ishte një udhëtim i paguar në kuadër të konkursit. Kemi pasur një skandal kur unë mora vesh se për çfarë bëhej fjalë. Ja bëra të qartë Anës që nuk do të qëndroj. Ajo u përpoq të më mbante pranë që të mos e lija vetëm, por unë u largova sepse nuk kam nevojë për një punë të tillë”, është shprehur ajo.
Karina tha se mis Feschenko është duke jetuar në një banesë me vajza të bukura që ofrojnë shërbime seksuale në këmbim të parave.
shqiptarja.com/d.i.