Lagjja “Time Square” në New York sot ka qenë përkohësisht e mbyllur për shkak të një pakoje të dyshimtë për të cilën më vonë është vërtetuar që ka qenë e zbrazët.
Më shumë se një orë kjo pjesë e qytetit amerikan ka qenë e bllokuar derisa është hetuar pakoja e cila është lënë para McDonalds, transmeton Reuters.
Pas kontrollit është vërtetuar se pakoja ka qenë e zbrazur.
Para disa ditësh në New York nga një shpërthim janë lënduar 29 persona.
Në lidhje me këtë është arrestuar 28 vjeqari Ahmad Khan Rahami me origjinë nga Afganistani./a.m.