Pas arrestimit të Saimir Tahirit, radha i erdhi edhe Ilir Metës. Nuk bëhet fjalë për ministrin dhe kryeparlamentarin por për qytetarë që mbajnë të njëjtin emër me zyrtarët e lartë. Policia e Tiranës arrestoi shtetasin Ilir Meta 53-vjeçar. Ai akuzohet për vjedhje.
“Më datë 20.09.2016, u ekzekutua vendimi penal për shtetasin Ilir Meta, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar 9 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/222 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë./a.m.