Ai ka katër putra dhe 8 iPhonë 7s dhe kjo është e mjaftueshme për tu konsideruar qeni më i apasionuar pas teknologjisë në Kinë.
Qeni i quajtur Coco ishte nga të paktat qenie me fat që mori një IPhone 7s javën e kaluar, në fakt ai mori në kullë me 8 të tillë.
Wang Sicong, djali i njeriut më të pasur në Kinë ka postuar një fotografi të qenit pranë 8 celularëve të rinj.
Kjo nuk është blerja e parë e çuditshme që bëhet për Coco. Më herët 28-vjeçari ka blerë për mikun e tij me 4 këmbë 2 orë floriri të Apple me vlerë rreth 15.000 dollarë secila./shqiptarja.com/a.k