Një 24-vjeçare shqiptare e cila braktisi fëmijën dhe u largua drejt Italisë 1 muaj më parë u ndalua nga policia e këtij vendi. Ajo u soll në Rinas nga autoritetet italiane ku ju dorëzua policisë shqiptare.
Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet A.H. 24 vjeeçe, banuese në Sukth të Durrësit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.09.2016, në P. K. K. Rinas u kap shtetësia në kërkim A.H, vjeç 24, banuese në Sukth Durrës, kthyer nga autoritetet italiane, pasi dyshohet se më datë 28.08.2016, ka braktisur fëmijën e mitur duke u larguar nga banesa. Neni 124 i Kodit Penal. U njoftua Komisariati Policisë Durrës./a.m.