Pas sherrit në urbanin e Kamzës, ku faturinoja i çau veshin një udhëtari, një dëshmitar ka shkruar në ‘BalkanWeb’ se shkaku i vërtetë i ngjarjes nuk është mospagimi i biletës nga pasagjeri, por tentativa e tij për t’i vjedhur lekët faturinos.
“Nuk është e vërtetë që ai personi nuk e pagoi biletën, ai ka tentuar të vidhte faturinon. Unë isha aty afër dhe pashë të gjithë ngjarjen, shumë nga njerëzit që ishin të pranishëm thonë të njëjtat fjalë, por edhe forcat e sigurisë të linjës së autobusëve që erdhën aty po të njëjtën gjë thanë. 99% e njerëzve që ishin aty e dinin si është puna.”- deklaron dëshmitari, i cili nuk pranon të identifikohet.
Mesditën e sotme në rrjetet sociale qarkulluan video dhe foto nga sherri në urbanin e Kamzës./a.m.