Reformimi i skemave të pensioneve dhe investimi i kontributeve të paguara ishin në fokusin e kësaj konference, ku merrnin pjesë ekspertë nga e gjithë bota dhe Banka Botërore.
“Kënaqësi të ndash me kolegët dhe ekspertët e Bankës Botërore eksperiencën në reformimin e skemës shqiptare të pensioneve. Mbulimi i popullsisë, pensione të qenësishme dhe qendrueshmëria finaciare e skemës dhe se si këto tri objektiva janë mishëruar në reformën e skemës tonë të pensioneve, ishin midis të tjerave çështjet e diskutuara”, shkruan kreu i ISSH-së përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”. Hado ishte ftuar nga organizatorët si folës në këtë konferencë.
ma.me