Mbledhja e komisionit të jashtëm u shoqërua me debate teksa opozita e kthehu diskutimin tek cështjet që sipas saj mund të bëhen pengesë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.
Deputeti Aldo Bumçi ka ngritur edhe njëherë shqetësimin e mbjelljes së kanabisit në vend dhe pasojat e tij edhe në rezultatin e Dibrës duke theksuar faktin se progres raporti i Komisionit Europian nuk mund të jetë pozitiv për Shqipërinë. Europa nuk mund të mbyllë sytë dhe të hapë negociatat – tha Bumci
Deputeti i PD Eduard Selami, e kundërshtoi kolegun Bumci, duke këmbëngulur se pavarësisht shqetësimeve të opozitës për gjendjen në vend të cilat qëndrojnë, PD nuk do të bëhet pengesë për procesin e integrimit në vend, duke ftuar palët për bashkëpunim dhe duke mos përsëritur gabimet e Ramës në të shkuarën