Një javë pas gjetjes së një kufome të masakruar në Kodër Selitë, policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e viktimës. Policia njofton se kufoma e skeletizuar është e një mashkulli rreth 20 vjeç dhe me gjatësi rreth 160 cm. “Së bashku me skeletin janë gjendur një palë atlete me mbishkrimin “adidas” dhe një palë tuta, ngjyrë blu dhe të brendshme me mbishkrimin “Men sport”.
Për çdo informacion që mund të kenë për të bërë të mundur identifikimin e këtij skeleti, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin e telefonit pa pagesë 112, në numrin e telefonit 0694110202 ose 0694108352.
Kufoma e dekompozuar plotësisht u gjet pasditen e 12 shtaotirt nga barinj të zonës që lajmëruan më ps policinë. Mësohet se koka e tij është gjetur e ndarë nga trupi, ndërsa disa gjymtyrë ende nuk janë gjetur nga Policia. Në kafkën e gjetur nuk janë konstatuar shenja apo dëmtime por nuk përjashtohet mundësia që i riu mund të jetë vrarë e më pas groposur.
ma.me