Lutz Lindemann është emëruar trajneri i ri i FC Prishtinës.
Gjermani deri më tani e kishte rolin e drejtorit sportiv te skuadra bardh e kaltër.
“Zyrtare: Drejtori sportiv, Lutz Lindemann, tani e tutje do të udhëheq skuadrën. Më gjerësisht më vonë”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.
Lindemann, i cili ka drejtuar skuadrat si: Motor Hermsdorf, Fortschritt Ëeida, Erzgebirge Aue dhe Hallescher, në krye të Prishtinës do ta zëvendësojë Kushtrim Munishin e larguar, citohet Koha. (b.an)