Por emri i tyre është përmendur edhe më herët në media. Ata janë arrestuar pak kohë më parë në Belgjikë si pjesë drejtuese e organizatës ndërkombëtare të drogës të “Escobarit të Ballkanit”, goditur së fundi në Greqi. Dy vëllezërit Poti, janë në hetim dhe nga policia e prokuroria shqiptare prej vitit 2015 ku në muajin Nëntor, drejtësia greke kërkoi informacion për firmën CHIM PORD në pronësi të Dhimitër Potit.
4 transferta të dyshimta drejt Greqisë në afro 1 milion euro habitën policinë greke e cila kërkoi informacion për firmën, administratorin e saj dhe gjendjen gjyqësore. Në Belgjikë vëllezërit Poti janë prangosur në kushtet e flagrancës me 100 kg cannabis dhe afro 20 mijë euro. Por kjo nuk është akuza e vetme ndaj tyre, pasi dyshohet se nën kryesimin e Dhimitër Potit grupi i tyre kish krijuar kompani fiktive transporti me qendër në Bullgari dhe filial në Greqi e Belgjikë. Tani i shtohet edhe ajo e drejtimit të një rrjeti ndërkombëtar trafiku droge me qendër në Belgjikë.
ma.me