Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi ka deklaruar sot në Komisionin e Jashtëm se progres raporti i Bashkimit Europian për negociatat me shqipërinë, për anëtarësim, pritet që të jetë negativ për shkak të situatës në vend me drogën dhe blerjes së votave në Dibër.
“Në 9 nentor vjen progres raporti dhe presim rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave” tha ajo.
Nga ana e saj kryetarja e Komisionit të Jashtëm Arta Dade ka thënë se Shqipëria inkurajon strukturat e Bashkimit Europian për të hapur negociatat, pasi pas hapjes së tyre për Shqipërinë fillon një tjetër kapitull i vështirë.
“Inkurajojmë strukturat e BE për të hapur negociatat. Pas hapjes së negociatave fillon një kapitull shume i vështirë. Pavarësisht Brexit, europianët na inkurajuan të vazhdojmë me negociatat” tha Dade.
Por deputeti demokrat Aldo Bumçi ka thënë se pas procesit zgjedhor në Dibër dhe mbulimit të Shqipërisë me lëndë narkotike do ishte çudi që BE të hapte negociatat për Shqiëprinë.
“Do ishte e çuditshme nese progress raporti të ishte pozitiv. OSBE/ODHIR në zgjedhjet e kaluara ka folur për banda në qendra votimi dhe kërcënime. A jetojmë në të njëjtin vend? Edhe në Dibër patëm kërcënime dhe blerje votash nga Partia Socialiste. Për çfarë rekomandimi flisni ju? Kur hashashi ka mbuluar vendin si kurrë më parë. Rama në overdozën e Dibrës kur quan opozitën kërcënim më të madh se krimin” ka thënë ai.
Bumçi ka theksuar se duhet një interpelancë me Kryeministrin ndërkohë që Dade ka thënë se PD nuk e ka ushtruar fare këtë kompetencë.
“Bëni interpelancë me kryeministrin. Por ju nuk e keni ushtruar këtë mekanizëm. Më shumë interpelanca kemi bërë ne se ju’ tha Dade.
Ndërkohë që Bumçi është përgjigjur duke thënë se opozita nuk ka gjë në dorë në lidhje me krimin.
“Opozita nuk ka gjë në dorë dhe nuk ka si lidhet me krimin. Nuk e di ku do i kenë sytë nëse rekomandimi është pozitiv” tha Bumçi të cilit i është kundërpërgjigjur duke thënë, “Fyerje për qyetarët se u mashtrokan. Viti elektoral ka filluar. Por të mos e kanalizojmë debatin në alternativa të dështuara. Po të vazhdoni kështu do i lehtësoni punën qeverisë. Duke vazhduar me të njëjtat mekanizma, qeverinë e lini rahat dhe punën e opozitës po na e lini ne” tha ajo.
Deputeti Vangjel Dule ka thënë se Bashkimi Europian ka vënë kusht për respektimin e të drejtave të minoriteteve por nuk dihet arsyeja e vonimit të këtij procesi.
“Negociatat para apo pas zgjedhjeve? A do jenë kusht ato për negociatat? Kusht i BE respektimi i të drejtave të minoriteteve. Pse po vonohet?” tha ai.