Sipas humanistit dhe këngëtarit të grupit U2, Bono, Donald Trump është antiteza e Shteteve të Bashkuara dhe ‘potecianlisht ideja më e keqe që ka ndodhur ndonjëherë në Amerikë’.
“Ja, Amerika është ideja më e mirë që doli ndonjëherë në botë, por Trump Donald Trump është potencialisht ideja më e keqe që ka ndodhur ndonjëherë në Amerikë”, tha ai për emisionin ‘CBS This Morning”, transmeton koalb.com.
Bono vuri në dukje vende si Irlanda dhe Britania e Madhe, si shtete të mëdha, por sugjeroi që Amerika është ndryshe, sepse sipas tij Amerika është një ide që ‘Trump po përpiqet ta shkatërrojë’.
ma.me