Izraeli dhe grupet e armatosura palestineze mendohet të kenë kryer krime lufte gjatë konfliktit në Gaza në vitin 2014, sipas një raporti hetimor të Kombeve të Bashkuara, publikuar sot në Gjenevë.
”Komisioni i pavarur i hetimit të Kombeve të Bashkuara për konfliktin në Gaza në vitin 2014 ka mbledhur informacione thelbësore duke treguar krimet e mundshme të luftës të kryera nga Izraeli dhe grupet e armatosura palestineze”, thekson raporti i kërkuar nga Këshilli i Drejtave të Njeriut të OKB-së.