Qarkullimi i mirë i gjakut në trup është shumë i rëndësishëm. Nëse ky qarkullim pengohet atëherë mund të ketë probleme shumë serioze.
Shkaqet mund të jenë të shumta dhe në disa raste edhe të panjohura, por mënyrat e kurimit janë po të njëjtat, qoftë mjekësore qoftë edhe natyrale.
Ka shumë trajtime alternative që mund të zëvendësojnë metodat konvencionale me rezultate shumë të mira, duke lënë mënjanë efektet e padëshiruara. Kurat natyrale mund të zgjidhin më shpejtë nga ç’mund ta mendoni këtë problem. Ja edhe disa këshilla që mund t’ju hyjnë në punë.
– Mënyra e jetesës: Përcaktoni mënyrën e jetesës që duhet të ndiqni për të përmirësuar këtë problem. Largoni veset e këqija dhe të dëmshme për shëndetin. Duhanpirja pengon shfrytëzimin maksimal të oksigjenit, kështu që lini duhanin sa më parë.
– Stresi: Merrni frymë në mënyrë të plotë. Largoni stresin duke mësuar si të meditoni. Stresi i ngushton rrugët e kalimit të gjakut dhe ndikon shumë në uljen e cilësisë së qarkullimit.
– Lëvizni: Lëvizni sa më shumë në mënyrë që të rrisni pompimin e gjakut. Ecni, vraponi, notoni ose dilni me biçikletë. Ushtrimet sigurojnë një qarkullim të mirë. Edhe një shëtitje e shkurtër dhe e shpejtë do të bëjë mrekulli për shëndetin e zemrës suaj.
– Fibrat: Ka shume ushqime të shëndetshme që mund të kontribuojnë në efektivitetin e qarkullimit të gjakut. Zgjidhni një dietë me përmbajtje të lartë fibrash. Konsumoni fruta dhe perime që të promovoni shëndetin e enëve të gjakut. Duke konsumuar shalqi, hudhër, portokall etj., ju do të përmirësoni qarkullimin e gjakut.
– Eliminoni ushqimet e këqija për shëndetin: Proteinat shtazore, ushqimet me shumë yndyrë, sheqernat. Këto substanca rrisin viskozitetin e gjakut dhe pengojnë qarkullimin e rregullt të gjakut.
– Investoni në preparate cilësore: Merrni preparate për të rregulluar sistemin qarkullues. Vitamina C parandalon forcimin e arterieve, koenzima Q10 është një antioksidant natyral që përmirëson “djegien” e oksigjenit dhe përmirëson rrjedhën e gjakut. L-Karnitin gjithashtu përmirëson konsumin e oksigjenit.
– Mjalti është shërues: Krijoni një ilaç shtëpiak me 1 një lugë të çajit uthull (organike jo industriale) dhe një lugë të çajit me mjaltë të përzier në ujë të ngrohtë, për të stabilizuar balancën, citohet “Zëri”. (b.an)