Kryetari i Shoqatës së malazezëve Kosovës, Sllobodan Vujiçiç, ka ndërprerë grevën urisë të filluar ne fillimjave, siç ka thënë, në shenjë proteste ndaj shkatërrimit të përmendore së Bora Vukmiroviçit në Prishtinë dhe mospajtimit me zgjidhjen jo dinjitoze të problemeve jetësore të malazezëve në Kosovë.
Ai, për agjencinë Beta, ka thënë se grevën e ka përfunduar pasi që nga përfaqësues të komunës së Prishtinës ka marrë premtime se çështjet për të cilat ka protestuar do të zgjidhen, transmeton koha.net. (b.an)