Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 2 bashki të mëdha si Fieri dhe Elbasani. Në të dy këto bashki fitues janë shpallur kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane, përkatësisht Armando Subashi dhe Qazim Sejdini.
Përfundon procesi në Elbasan, fiton ASHE
Qazim Sejdini rikonfirmon një mandat të tretë në bashkinë e Elbasanit. Kandidati i aleancës së majtë mori 60.26 % të votave përballë 39.74 % që mundi të siguronte kandidati i koalicionit të djathtë Ardjan Turku.
Përfundon procesi në Fier, fiton ASHE
Armando Subashi shpallet kryetari i ri i Bashkisë së Fierit. Ish-deputeti socialist mundi të marrë rreth 55 % të votave përballë kandidatit të Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet Enkelejd Alibeaj me rreth 40 %.
Për bashkinë e Fierit garonte edhe Albert Çaçi i Partisë Social Demokrate, i cili ka marrë 6 % të votave.