Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka fituar në bashkinë e Shijakut, që bëhet kështu bashkia e 36-të e fituar nga kjo aleancë, nga 49 bashki që janë numëruar deri tani.
Kandidati i së majtës Ardian Kokomani u shpall fitues me 57. 5 % të votave, ndërsa përballë tij ishte kandidati i koalicionit të djathtë, Redi Saraçi, i cili mori 41. 1 % të votave.
Në garë për bashkinë e Shijakut ishte edhe Mehmet Rakipi i cili kandidonte nën siglën e partisë Aleanca Popullore.
Nga 49 bashki të numëruara deri tani, Aleanca për Shqipërinë Europiane ka fituar 36 bashki, ndëra Aleanca për Punë dhe Dinjitet ka fituar 13 bashki.