Rusia mund të marrë “kundërpërgjigje” nëse Suedia hyn në NATO. Në një intervistë për gazetën suedeze “Dagens Nyheter”, ambasadori rus, Viktor Tatarinstev paralajmëroi se do të ketë “pasoja”.
Ambasadori tha se “Suedia nuk është shënjestër e trupave të armatosura të Rusisë”, duke shtuar “nëse ndodh do të ketë masa si kundërpërgjigje”.
Sipas, Tatarinstev vendet që i bashkohen NATO-s duhet të jetë të shqetësuara për riskun që marrin duke ekspozuar vetveten. “Putin ka bërë të ditur se do të ketë pasoja, Rusia do të përgjigjet duke riorientuar trupat dhe raketat.
Pavarësisht përçarjes të opinionit publike, 31% e suedezëve duan që të hyjnë në NATO, 17% më shumë se sa në vitin 2012.
Stërvitja e fundit e NATO-s në. Poloni mesazh i qartë për Rusinë
Në një kohë kur tensioni mes Rusisë dhe Perëndimit për shkak të Ukrainës nuk është i lehtë, NATO ka zhvilluar një stërvitje ushtarake në rajon. Më shumë se 2 mijë ushtarë nga nëntë vende anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut morën pjesë në stërvitjen e kryer në Poloni, stërvitje e cila u mbështet nga avionë luftarakë amerikanë, helikopterë transportues dhe tanke polake.
Demonstrimi që zgjati rreth 90 minuta ishte një sinjal për Kremlinin, i cili mbështet separatistët në Lindje të Ukrainës, gjë të cilën Moska e mohon. Pasi ndoqi stërvitje me, kreun e NATO-s, Jens Stoltenberg, ministri polak i Mbrojtjes, Tomasz Siemoniak tha: “Rusia nuk duhet gjykuar mbi fjalët e saj, por mbi aksionet dhe aksionet e një viti e gjysmë nuk na japin optimizëm. Aneksimi i Krimesë dhe aktiviteti në Lindje të Ukrainës kanë sjellë shqetësim për vendet e Evropës Lindore.”
Stërvitja e NATO-s vjen pasi presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se, arsenali nuklear i Rusisë do të pasurohet me 40 raketa të reja balistike interkontinentale. Ndërsa zhvendosjen e armatimit të rëndë dhe të tankeve në kufi me Rusinë, Moska e ka cilësuar si aktin më agresiv të Uashingtonit që prej Luftës së Ftohtë. /Bota.al/