Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat pas lajmit të bërë publik për tërheqjen nga investimet në Shqipëri të kompanisë Omnix, e drejtuar nga biznesmeni libanez i dhunuar në 10 Shtator.
Sipas Bashës, largimi i kësaj kompanie është një lajm i keq për ekonominë e vendit, pasi ajo do të punësonte mijëra persona. Basha fajësoi kryeministrin Rama për largimin e kompanisë, teksa tha se ai qëndron në anën e krimit.
“Edi Rama heshti kur u dhunua investitori i huaj. Duke heshtur, ai u rreshtua edhe njëherë me krimin dhe banditët që e sulmuan. Ai heshti edhe sot pas lajmit të kobshëm për ekonominë. Ai do varfërinë sepse kështu e ka më të lehtë ta sundojë vendin me bandat. Rreshtimi i kryeminsitrit krahë kriminelëve ka bërë që për çdo gjë të vendosë krimi. Largimi i kompanisë Omnix është një tjetër lajm i keq për vendin e sunduar nga bandat. Një lajm i keq për mijëra fmailje që shpresonin se do gjenin aty mijëra vende pune.
Por ky është një lajm i mirë për bandat, për krimin që falë Edi Ramës larguan një biznesmen, një mudnësi të mirë investimi. I bëjmë thirrje edhe njëherë komapnisë Omnix të rishikojë vendimin e saj”, tha kryeopozitari Basha./a.m.