Opozita ka munguar sërish sot në mbledhjen e komisionit të posacëm të reformës në drejtësi, megjithatë, sipas anëtares së këtij komisioni Vasilika Hysi, procesi nuk është bllokuar.
Sipas deputetes socialiste, opozita duhet të vijë në komision dhe të japë agumentet e saj, pavarësisht nga mendimet pro ose kundër.
“Nuk ka pasur absolutisht asnjë ngërç në diskutimet me opozitën për nenin e kandidatëve për prokurorinë. Ne kemi zbërthyer nenin e kushtetutës që kërkon disa filtra dhe standarte të larta në përzgjedhjen e anëtarëve të KLGJ dhe KLP, – tha Hysi. – Këta individë nuk mund të shkojnë në drejtim të gjyqësorit si një zgjedhje personale që bëhet këtu në Kuvend”.
Husi thotë se mazhoranca ishte e bashkuar në këtë proces. “Rëndësi ka rregulli si do përzgjidhen këta persona dhe rregulli i funksionit të “Vetting”ut. Është mirë për procesin dhe opozitën që të jetë e pranishme. Çdo ligj duhet të ketë mendime pro dhe kundër. Bojkoti i opozitës nuk e pengon procesin. Opozita duhet të paraqesë argumente në komision” raporton Shqip.
Hysi sqaroi se ligji nuk mund të kalojë pas dy ditësh në Parlament: “Ligji nuk mund të kalojë dot pasnesër, ne po punojmë, sepse kemi ligjin e SPAK-ut bashkë me ligjin e prokurorisë”./a.m.