Në seancën e zhvilluar sot në gjykatë për ish-deputetin Mark Frroku kanë dëshmuar 3 persona, të cilët nuk mundën dot të jepnin deklarimet e tyre seancën e mëparshme për shkak se nuk dëgjoheshin nga i pandehuri. Dy gratë, njëra financiere dhe tjetra arkëtare e shoqërisë së basteve që ka pasur në pronësi Mark Frroku, kanë dëshmuar se shoqëria e tij ka qenë e rregullt me shtetin dhe ka paguar çdo taksë dhe detyrim financiar.
Ndërkohë pas deklarimit të tyre, u çua në këmbë vetë Frroku i cili tha se prokuroria “s’ka llogaritur rrogën time të deputetit, imagjino ca ka bërë me të tjerat. Unë i kam paguar shtetit 7 milionë USD taksa e tatime, këta diskutojnë 2 milion USD, po i kam, janë bërë me punë të ndershme, po deshën le t’i marrin”, tha ish-deputeti.
Një nga akuzat e prokurorisë për Mark Frrokun është fshehja e pasurisë. Në seancën e sotme Tom Doshi sërish nuk ka qenë i pranishëm si dëshmitar teksa përmes avokatit të tij ka deklaruar se nuk mund të merrte pjesë sot sepse kishte probleme familjare dhe ishte nisur për në Shkodër.
ma.me