Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian diskutuan sot për krizën politike në Republikën e Maqedonisë dhe vendosën ta lënë për nesër miratimin zyrtar të
deklaratës për vendin e vogël ballkanik.
Sipas shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, shefat e diplomacive të vendeve të BE-së, patën diskutime të gjera për ngjarjet në Maqedoni dhe nesër do t’i miratojnë konkluzionet që, në samitin e Këshillit Evropian, të enjten dhe të premten, do të miratohen nga ana e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së.
“Vetëm sa e përfunduam diskutimin për krizën politike në Maqedoni. Këshilli dhe ministrat e Jashtëm i miratuan konkluzionet. Ne nxitëm të gjitha palët në Shkup që ta implementojnë marrëveshjen politike që është arritur më 2 qershor. Posaçërisht të punohet në implementimin e reformave, zgjedhjet e parakohshme dhe tranzicionin në mënyrë që të kthehet besimi te institucionet”, theksoi Mogherini