“Fshati është aleati kryesor i një qeverie për të garantuar ushqimin e një populli të vet. Dhe qeveria nuk e mban në gjendje lëmoshe por e mbështete duke i siguruar bazën, por ka njerëz që ecin më ngadalë, por familja fermer duhet të funksionojë si një familje e vogël biznesi në qytet. Sot ne e vendosim këtë, se ai ligji i famshëm 7501 që e shpërndau tokën, por duke mos e kthyer e duke mos e bërë pronar. Që të mund të bëhet kjo që ne po bëjmë duhet të ishte bërë me kohë reforma territoriale administrative, dhe jo të mbahej peng”.
Sipas kryeministrit, lënia e fshatit në mëshirë të fatit nga qeveritë e kaluara, ka sjellë dhe largimin e të rinjve nga Shqipëria.
“Është e lehtë që themi sot që ikin të rinjtë. Po ikin. Si mos të ikin? Po si të rrinë të rinjtë më këtu? Sidomos këta në fshat. Që u shkatërrohet ëndrra për të ardhmen teksa shohin babain që rropatet e sjell vetëm djathë e bukë në shtëpi dhe se ka një tokë që nuk e zhvillon dot sepse nuk ka një mbështetje financiare. Ja këtë do përpiqemi të bëjmë ne. Të ndihmojmë fshatin të zhvillohet”.