“France Football” ka bërë ndryshime në ndarjen e Topit të Artë. Goal raporton se ndryshimi në këtë çmim është se tani lista e ngushtë do të bëhet nga 30 lojtarë, dhe nuk do të ketë 3 kandidatë kryesorë që garojnë në finale, dhe në votim do të marrin pjesë vetëm gazetarët.
Të premten FIFA ka përfunduar bashkëpunimin gjashtë vjeçar me ‘France Football’ mbi çmimin e lojtarit më të mirë në botë ‘FIFA Ballon d’Or’, të cilin e kishte kombinuar së bashku me çmimin ‘Lojtari i Vitit në Botë’, që ishte themeluar më 1956.
FIFA ende nuk ka konfirmuar lëvizjen e radhës, që do të nënkuptonte dhënien e çmimit të saj, përderisa Top i Artë do të vendoset përsëri nga votat e gazetarëve ndërkombëtarë.
Kjo do të thotë se vota e trajnerëve dhe kapitenëve nuk do të jetë pjesë e çmimit, transmeton Koha.net.
Lista e ngushtë tani do të bëhet prej 30 lojtarëve që do të votohen, një rritje nga 23 nga edicionet e kaluara, dhe më nuk do të jenë tre kandidatët kryesorë për ta fituar çmimin e më të mirit të botës. Fituesi dhe renditja e plotë do të prezantohet para fund vitit.
‘FIFA Ballon d’Or’ kishte mbajtur gala mbrëmjet në muajin janar. Messi e Ronaldo kanë dominuar këtë çmim në këto tetë vitet e fundit, duke marr nga 5, respektivisht 3 Topa të Artë.
Kaka ishte i fundit që ishte ndërmjet këtyre dy futbollistëve që kishte marr Topin e Artë, duke e fituar më 2007 këtë çmim, si dhe ‘Lojtari i Vitit’ nga FIFA. (b.an)