Për maturantët të cilët nuk dolën fitues në fazën e parë të aplikimeve për në universitet, kjo javë është vendimtare për përcaktimin e programit të studimit që ata do zgjedhin, duke përballur pikët që kanë me kuotat që universitet pranojnë.
Fitues e fazës së parë, për shkak se janë shpallur fitues në shumë programe studimi njëkohësisht, kjo e fundit falë reformës që u aplikua këtë vit për herë të parë, ka krijuar mjaft hapësira për fazën e dytë të aplikimeve.
Aplikimet me raundin e dytë do të nisin në datën 23 shtator ndërkohë që lista e fituesve përfundimtare të raundit të dytë, pritet të publikohet në datën 6 tetor.
Më poshtë gjendet disa të dhëna në lidhje me fakultete të ndryshme dhe hapësira të krijuara pas regjistrimit të fituesve të parë në një degë të caktuar.
Mjekësia
Në degën e mjekësisë janë regjistruar rreth gjysma e fituesve, konkretisht 134 nga 246 vende të lira që ka kjo degë. Te infermieria janë regjistruar 95 kandidatë, nga 300 kuota të lira. Çudia është tek dega e farmacisë ku deri një ditë para përfundimit të afatit nuk është regjistruar asnjë student fitues. Edhe në degët Mami dhe Fizioterapi numri i të regjistruarve është shumë i ulët.
Ekonomiku
Te Fakulteti Ekonomik janë regjistruar 241 studentë nga 1178 vende të lira. Numër shumë herë më i ulët, nga pritshmëritë që kanë të rinjtë per degët e këtij fakulteti.
Shkencat e Natyrës
Edhe te Shkencat e Natyrës, numri i të regjistruarve është i ulët, ku janë nga 2-50 studentë të regjistruar për çdo degë.
Fakulteti Histori-Filologji
Numër të lartë regjistrimesh ka në Fakultetin e Histori-Filologjisë, ku janë regjistruar rreth gjysma e fituesve.
Universiteti Bujqësor
Numër i ulët regjistrimesh është edhe në Universitetin Bujqësor, ku më shumë se 70% e kuotave do të jenë të lira për në raundin e dytë.
ma.me