30 vjeçari ka realizuar ëndrrën duke luajtur në Serie A për Cagliarin, ndërsa pak kohë më parë ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë që e ka mbajtur të palëvizshëm dhe në gjendje kome.
Piscane dje është paraqitur në fitore 3:0 të Cagliarit ndaj Atalantës së Etrit Berishës.
“Në mëngjes jam zgjuar prej gjumi dhe kam parë që nuk po mundem ta lëvizë dorën. kam pasur një sëmundje që e sulmon sistemin nervor dhe për shumë muaj kam qenë i paralizuar. Isha gjithashtu edhe në koma. Sidoqoftë, me ndihmën e zotit ia arrita ta mund sëmundjen dhe ta plotësojë ëndrrën tim”, ka deklaruar Pisacane për gazetarët me lot në sy.