Gomonia me 682 kg kanabis që u kap sot në Brindizi është nisur mbrëmë nga Grykëderdhja e Vjosës.
Report TV ishte sot pranë Urës së Mifolit, aty ku ditën e djeshme u nis gomonia 8.5 metra e gjate, e cila u pikas nga policia shqiptare e kufirit.
Për shkak të fuqisë së madhe motorike të mjeteve të tyre trafikantët mundën të shmangeshin. Për këtë shkak, policia shqiptare kërkoi ndihmën e palës italiane, e cila mundi të bllokonte gomonen.
Grykëderdhja e Vjosës është një zonë e lakmuar për trafikantët e drogës. Janë dokumentuar disa raste të transportit të drogës nga kjo zonë drejt Italisë. /a.m.