Tre shqiptarëve u ka kushtuar rëndë vjedhje e tre pulave në një qytet të Italisë.
Ngjarja ka ndodhur në Ravenna, ku shqiptarët ishin duke lundruar me një varkë buzë luginës në Piallassa Piomboni.
Teksa ata po shëtisnin të qetë, kanë pikasur një kasolle peshkimi. Ata janë futur brenda dhe kanë gjetur pije . Por, duket se për ta shijuar deri në fund udhëtimin, kanë mundur të kapin tre pula dhe pasi i kanë therë, i kanë pjekur.
Por, shqiptarëve u ka shpëtuar një detaji i vogël. Ata ishin në kasollen e një italiani e jo në shtëpinë e tyre.
Në momentin kur ka ardhur pronari i kasolles i ka gjetur shqiptarët të dehur. Ai menjëherë ka njoftuar policinë, të cilët me të mbërritur i kanë arrestuar raporton Express.
Ditën e sotme, ata kanë dalë para gjykatës, ku kjo e fundit i ka vlerësuar si të ligjshme arrestimet. /a.m.