Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Serbisë u ka bërë apel shteteve anëtare të Lëvizjes së shteteve të painkuadruara që, edhe përkundër presioneve për të njohur pavarësinë e Kosovës, të qëndrojnë të palëkundur në mbrojtjen e normave dhe rendit juridik ndërkombëtar.
“U bëj apel juve që të qëndroni të palëkundur në mbrojtje të normave dhe rendit juridik ndërkombëtar kur flasim për mos-njohjen e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së krahinës sonë jugore dhe tentimeve të tyre unilaterale për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Vitin e kaluar tentuan të anëtarësoheshin në UNESCO, por që, duke iu falënderuar miqve tanë nga e gjithë bota, nga Afrika e deri në Amerikën Latine, nuk ia dolën”, ka thënë Daçiç, transmeton Koha.net.
Daçiç, duke folur para anëtarëve të Lëvizjes, ka thënë se “shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës është në kundërshtim të plotë me Kartën e OKB-së, me aktin final të Helsinkit dhe me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999) që garantojnë integritetin territorial të Serbisë”. (b.an)