Mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni” në kryeqytet kanë zhvilluar paraditen e sotme një protestë të heshtur, kundër arrestimit të dy kolegëve të tyre, Dritan Decka dhe Helidon Klosi. Dy mjekët e maternitetit u shoqëruan mbrëmjen e së shtunës nga policia, pasi dyshohet se vonuan shërbimin për 35-vjeçaren shtatzënë Aida Çajku.
Duke i cilësuar të nxituara veprimet e Prokurorisë dhe Policisë për ndalimin e dy mjekëve, ata thotë se koleget e tyre duhet të hetohen në gjendje të lirë, pasi janë të pafajshëm.
Ndërsa shprehin dhimbje për humbjen e dyfishtë të jetës së nënës dhe foshnjës së saj, mjekët obstetër-gjinekologë thonë se duhet të shprehet ekspertiza mjeko-ligjore dhe analiza klinike e rastit, dhe më pas të veprohet .
BW/d.i.