Trajneri shqiptar, Besnik Hasi zyrtarisht është shkarkuar nga posti i trajnerit të Legia Warszawa, transmeton Koha.net.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare, si dhe drejtori ekzekutiv, Boguslaw Lesnodorski.
“Besnik Hasi është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Legia Warsawa-s. Që nga e hëna postin e tij përkohësisht do ta merr asistenti i tij, Aleksandar Vukoviq.
“Që nga nesër ekipin e udhëheq Vuko”, ka shkruar Lesnodorski në Tëitter. Hasi shkarkohet pas 107 ditëve si trajner i klubit polak. (b.an)