Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dalë në një deklaratë për mediat sot duke bërë një thirrje të fortë sa i përket çertifikimit të zgjedhjeve.
Ambasada e SHBA në Tiranë shkruan se nga ana tjetër shprehet e shqetësuar për fenomenin e berjes së votës dhe se mbështesin trajtimin e asaj që shprehu sot OSBE/ODHIR.
“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë qytetarët e Shqipërisë për ushtrimin paqësisht të së drejtës së tyre demokratike për të votuar në zgjedhjet vendore më 21 qershor 2015. Numërimi i votive vazhdon dhe iu bëjmë thirrje institucioneve demokratike të sigurojnë certifikimin e shpejtë dhe tërësor të rezultateve.
Votimi ditën e zgjedhjeve nuk pati incidente madhore apo akte dhune. Ne i bëjmë jehonë gjetjeve paraprake të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore dhe ndajmë shqetësimet e tyre për blerjen e votive, pretendimet për presione mbi votuesit, institucionet e politizuara zgjedhore dhe parregullsi të tjera. Nxisim qeverinë dhe partitë politike të punojnë për t’i trajtuar këto gjetje dhe rekomandimet e tjera të ODIHR.”, shkruan ambasada e SHBA.