Kryetari i Partisë Demokratike, me anë të një mesazhi ngushëllimi, tha se “ndarja nga jeta e ish-kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Selim Muça, është një lajm i hidhur për të gjithë”.
“Ndarja nga jeta e ish kryetarit te Komunitetit Mysliman te Shqiperise Selim Muca eshte nje lajm i hidhur per te gjithe. Ngushellimet e mija per bashkeshorten e tij Ziza, femijet Almen, Ermalin dhe Arjanin dhe te afermit e miqte e tij te panumert.
Selim Muca foli me punen e me veprat e tij ne sherbim te komunitetit dhe Atdheut dhe udhehoqi besimtaret myslimane vendosmerisht me vlerat e duhura.
Per komunitetin mysliman e mbare shoqerine kjo eshte nje humbje e dhimbshme.
Por modeli i tij i perulesise, i sherbimit ndaj njerezve, i besimit te paster, i dashurise dhe miresise, eshte nje vlere e gjalle per te cilin ka shume nevoje vendi yne. U prehte ne paqen e Zotit!”- shkruan basha.