Andrea Pirlo ka mohuar zërat e fundit që e lidhin atë me një kalim te skuadra e New York City FC, duke thënë se postimet e fundit që janë bërë në Instagram nuk janë bërë nga profili i tij, pasi ai nuk ka llogari në këtë rrjet social.
“Mirëmëngjesi. Unë dua të përmend edhe një herë tjetër se nuk kam llogari në Instagram. Nëse unë do të hap një të tillë, atëherë ai do të shkruhej në një italishte të duhur”, përfundoi postimi i mesfushorit italian në rrjetin social, Twitter.