Borxhi i shtetit të Serbisë mbi një miliard euro, ndaj 60 mijë pensionistë të shtetit të Kosovës, të cilëve që nga paslufta iu kishte refuzuar pensioni, në një kohë shumë të shpejtë do të mund të iu kthehet.
Kjo erdhi pas që Avokati i Popullit në Kosovë, Hilmi Jashari pati kërkuar nga Komuniteti i Ministrave që e drejta që iu takon pensionistëve për të marrë pensionin të iu kthehet.
Jashari, citohet për KosovaPress është shprehur optimist që pensionet e Fondit Pensional do t’iu kthehen pensionisteve të Kosovës.
E gjithë bindja e tij bazohet në përgjigjen e fundit që ka marrë nga Komuniteti i Ministrave, si dhe besimit ndaj aktgjykimit që ka nxjerrë Gjykata Evropiane e Strasburgut.
Jashari madje tha se nuk ka ndonjë arsyeje që Komuniteti i Ministrave të vonojë qëndrimin e tij rreth ekzekutimit të rastit Guriq, i cili është duke u trajtuar, përgatiti Express. (b.an)