Boksieri libanez Manuel Charr i ka shkaktuar humbjen e parë Sefer Seferit në meçin e zhvilluar në Gjermani.
Charr fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, raporton Koha.net.
Në raundet e para Seferi u tregua mjaft i mirë dhe i bëri ballë Charrit, por në raundet e më vonshme shihej një lodhje te boksieri shqiptar.Kjo ndeshje ishte e vlefshme për titullin vakant në WBA-Intercontinental.
Seferi pati një përkrahje shumë të madhe nga fansat shqiptarë, të cilët gjatë gjithë kohës në Göppingen të Gjermanisë i kanë dhënë përkrahje të madhe atij.
Charr tani ka 30 fitore në karrierë dhe 4 humbje, kurse Seferi ka 21 fitore dhe një humbje.
Në fund të meçit Charr i falënderoi fansat shqiptarë për atmosferën duke e bërë shqiponjën me duar. (b.an)