Koreja e Veriut, kombi më i izoluar i botës, ngriti siparin e festivalit të 15 ndërkombëtar të filmit në Penian (PIIF). Video të përcjella Reuters-it nga agjensia zyrtare koreano-veriore e lajmeve KCNA, tregojnë ceremoninë e hapjes së eventit në Hollin qendror të Rinisë.
Përveç zyrtarëve të lartë vendas, aty ka edhe delegatë të huaj. Kryetari i jurisë së festivalit është producenti rus Yuri Mityushin. Gjatë ditëve të festivalit, në sallën kryesore të Hollit të Rinisë do të shfaqen filma indiane si “Ramsingh Charlie” dhe “Masaan” apo filmi nga Hong Kongu “Kapja e tigrit të maleve”. Deri në 23 shtator, data që shënon dhe fundin e këtij eventi, do të mund të shihen edhe dhjetëra filma nga Rusia, Gjermania, Zvicra e Kina.
Në vitin 2014, filmi gjerman “Vendi im i bukur” mori çmimin e filmit më të mirë në atë që ishte edicioni i 14 i PIFF-së. Festivali i Filmit në Penian organizohet çdo dy vjet. Ai konsiderohet një ngjarje e rrallë kulturore për një shtet që i pranon me vështirësi kontaktet me botën e jashtme, e sidomos me Perëndimin.