Në një kohë që po humbet të gjitha bashkitë e mëdha, si dhe pjesën më të madhe të njësive administrative në vend, Partia Demokratike i gëzohet fitores në Vorë. Kandidati i PD Fiqiri Ismaili është rikonfirmuar në krye të bashkisë së Vorës edhe për një mandat tjetër, pas një beteje “dhëmbë për dhëmbë” me kandidatin e ASHE-së Luan Sallaku deri në kutinë e fundit.
Menjëherë pas mbylljes së procesit të numërimit, simpatizantët e PD dhe vetë selia blu ka shpërthyer në ekstazë duke iu gëzuar Vorës si një nga të paktat bashki që ka arritur të marrë deri më tani.