Real Madridi do të jetë pa Cristiano Ronaldon dhe Gareth Balen për ndeshjen që zhvillohet të dielën kundër Espanyolit, ka konfirmuar Zinedine Zidane.
Ronaldo do të mungojë shkaku i gripit derisa Bale ka pësuar një lëndim të lehtë në këmbë.
“Cristiano nuk do të udhëtojë me ne, është i sëmurë dhe do të qëndrojë në shtëpi. Ai nuk është gati [për Espanyolin]”, ka thënë Zidane.
“Bale ka dhimbje në këmbë dhe nuk do të rrezikohet. Ne kemi lojtarë që mund të zëvendësojnë të lënduarit”, citohet Koha. (b.an)