Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Gjuraj të Dukagjinit, ku u vra me armë zjarri shtetasi Gjok Arra (31 vjeç) për motive pronësie nga kushëriri i tij, policia bën të ditur se, pas negociatave të vazhdueshme, autori i vrasjes, shtetasi Luvigj Bludaj, 31 vjeç, është vetëdorëzuar te forcat e policisë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se pas ndjekjes intensive te autorit të ngjarjes, është bërë i mundur lokalizimi i tij në zonën e Dukagjinit, ku qëndronte i fshehur, zonë e cila është rrethuar ditën kur ka ndodhur krimi nga forca të shumta policore dhe F.N.Sh-së Shkodër, duke negociuar për dorëzimin e autorit. Pas disa orëve negociata, është bërë e mundur që i këkuari të vetëdorëzohet.
Ndaj të arrestuarit Luvigj Bludaj është ngritur akuza e vrasjes me dashje dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve./a.m.