LSI ka reaguar për herë të parë ndaj deklaratave të ministrit Bushati dhe disa deputetëve socialistë, në lidhje me zgjedhjen e Ilir Metës President vitin e ardhshem. Ja çfarë shkruan deputetja më e re e Kuvendit Kejdi Mehmetaj, në lidhje me këto zëra.
“Une mendoj se Z.Meta ndihet i respektuar nga vleresimi i disa prej figurave te Partise Socialiste qe e shohin se pari si njeriun konsensual dhe konstruktiv dhe si Presidentin e ardhshem te Shqiperise. Megjithate them se detyra e Metes si kryetar i parlamentit ende nuk ka mbaruar dhe roli i tij konstruktiv eshte dhe mbetet i pazevndesueshem ne keto kohe tensionesh te medha politike. ” – shkruan Mehmetaj ndërsa vlerëson se proçesi i zgjedhjeve në LSi kërkon pa dyshim angazhimin e kryetarit të saj.
Deputetja më e re e parlamentit shprehet gjithashtu se Ilir Meta është i ri për të lëvizur drejt presidencës:”Ilir Meta, si askush tjeter ne politiken shqiptare, ka besuar tek te rinjte mendoj se kauza e tij per promovimin e te rinjve ka akoma shume rruge per te bere. Pse jo, do e quaja edhe nje detyrim te tij qe duhet çuar deri ne fund!
Gjithsesi rruga drejt zgjedhjes së presidentit të ri është ende e gjatë dhe deri atëherë do të ketë shumë emra që do të përfliten dhe shumë më pak që do të votohen nga parlamenti”.