Partia Demokratike i ka bërë thirrje të gjithë maturantëve që do të ndihmojë këdo që kërkon ekspertizë ligjore, fill pas debateve të kësaj jave dhe protestave të një sërë maturantëve, të cilët pretendojnë se nuk u ka dalë e drejta e studimit për në universitete.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i qarkut të elbasanit, demokrati Luçiano Boçi
Po ndjekim hap pas hapi zgjidhjen e padrejtësisë që i është bërë maturantëve.
Në përgjigje të qindra denoncimeve pranë Partisë Demomratike dhe kërkesave konkrete të tyre dhe familjarëve, Partia Demokratike do të japë mbështetje të plotë juridike për çdo ankesë tē depozituar.
Cilido maturant, të cilit i nevojitet përkrahje ligjore për rastin e tij, do të gjejë pranë Partisë Demokratike ekspertët e duhur për dërgimin e çështjes në gjykatë.
I bëjmë thirrje çdo maturanti që të paraqesë dokumentacionin përkatës pranë Partisë Demokratike, ose në portalin që është hapur për maturantët “Padrejtësia ndaj maturantëve, trego rastin tënd”.
Po kështu po shqyrtojmë dhe përgatisim edhe hapa të tjerë juridikë dhe kushtetues.
Duke kuptuar kaosin dhe ankthin e kësaj situate, ju sigurojmë që vetëm përpjekja jonë e përbashkët, do të sjellë e vendosë drejtësi dhe meritokraci për maturantët.
Ti sprapsim së bashku hajdutët e të ardhmes së rinisë./java/a.k